
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak rritet mbi normalen. Ai mund të zhvillohet gradualisht dhe shpesh simptomat e para nuk i kushtohet rëndësia e duhur.
Disa nga shenjat më të zakonshme të diabetit përfshijnë etjen e shtuar, urinimin e shpeshtë, ndjenjën e vazhdueshme të lodhjes dhe humbjen e peshës pa një arsye të qartë. Njohja e këtyre simptomave në kohë është shumë e rëndësishme për të parandaluar komplikime të mëtejshme.
Për të mbajtur diabetin nën kontroll ose për të ulur rrezikun e shfaqjes së tij, është e rëndësishme të ndiqni disa zakone të shëndetshme në jetën e përditshme:
Kufizoni konsumimin e ëmbëlsirave dhe ushqimeve me shumë sheqer.
Praktikoni aktivitet fizik çdo ditë, qoftë edhe një ecje e thjeshtë.
Kryeni analiza të rregullta për të monitoruar nivelin e sheqerit në gjak.
Një stil jetese i balancuar dhe kontrolli i rregullt shëndetësor janë çelësi për një jetë të shëndetshme edhe në prani të diabetit.

Leave a Reply